Këtë të shtunë, më 11 janar, në teatrin ‘Dodona’ në Prishtinë, do të jepet shfaqja për fëmjë “Kasolla prej kashte”, që është produksion i Dituri Nezirajt.
Radio KFOR-i ka kontaktuar me drejtorin e teatrit ‘Dodona’, Visar Krusha, i cili na dha detaje për këtë shfaqje: “Këtë të shtunë fillojmë me shfaqjen për fëmijë “Kasolla prej kashte”, e cila e ka pasur premirën në dhjetor të viti të kaluar, ndërsa tash e tutje do të jetë në programin e rregullt të teatrit ‘Dodona’. Është një shfaqje me aktorë që luajnë në skenë, jo një shfaqje me kukulla, është një shfaqje e cila për temë veç tjerash trajton edhe ndryshime të mëdha që afektojnë edhe fëmijët.”
“Kasolla prej kashte”do të shfaqet në dy termine, nga ora 12:00 dhe 13:00, ndërsa të pranishëm mund të jenë edhe fëmijët mbi moshën 6 vjeçare. Për rezervime të biletave mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të teatrit ‘Dodona’ në Facebook: https://www.facebook.com/teatri.dodona/