Akademia Britanike e Filmit ‘BAFTA’ ka publikuar noninimet e këtij viti në disa kategori. Ky festival mban edicionin e 73-të me 2 shkurt të këtij viti në Londër të Anglisë. Filmi ‘Joker’me regji të Todd Philips dominon listën e nominimeve me gjithsej 11-të nominime. Ky film garon në katëgorinë për filmin më të mirë, regjinë, aktorin, skenarin dhe montazhin më të mirë, duke përfshirë edhe disa kategori të tjera.
Aktorët, Brad Pitt, Al Pacino, Anthony Hopkins dhe Joe Pesci do të garojnë për aktorin më të mirë joprotagonist, ndërkaq për çmimin e aktores më të mirë janë nominuar aktoret: Jeesie Buckley, Scarlet Joansson, Renee Zellweger, Charlize Theron dhe Saooirise Ronan. Çmimet do të ndahen edhe për dokumentarin më të mirë, skenarin, regjinë, montazhin, efektet vizuale dhe kostumografinë më të mirë.
Këtë ceremoni do ta udhëheqë prezantuesi i famshëm dhe aktori britanez Graham Norton, ndërkaq 39 filma këtë vit janë nominuar në kategori të ndryshme duke përfshirë edhe aktorët, regjisorët dhe ekipin mbështetës të projekteve filmike.