Oda Ekonomike e Kosovës (OED) dhe GIZ Kosova edhe sot e kanë të hapur thirrjen për trajnim dhe certifikim të njëzet (20) Kosulentëve Digjital në Kosovë (CDC), përmes projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.
Trajnimi i Konsulentëve të gjeneratës së parë do të bëhet nga ekspertë ndërkombëtar nga organizata prestigjioze Austriake WIFI (pjesë e Odës Ekonomike Austriake WKO), nga data 13 janar e deri më 17 janar 2020. Të interesuarit dokumentet mund ti dërgojnë në e-mailin elektronik dt@oek-kcc.org. Afati i fundit për aplikim është edhe dita e sotme (9 janar), deri në orën 16:00.