Po vazhdojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin e popullatës për luftën kundër ngacmimit online, organizuar nga Cyber Security and Privacy.
Meqenëse ngacmimi online është një dukuri mjaft shqetësuese, në Kosovë e më gjërë po mbahen trajnime, fushata ndërgjegjësuese dhe konferenca për të zhdukur këtë dukuri negative.
Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që të gjithë bashkërisht të punojmë për një hapsirë kibernetike të sigurtë dhe jo diskriminuese, në mënyrë që të evitohet dhe luftohet kjo dukuri negative.
Kjo fushatë ka nisur të realizohet më 25 nëntor dhe do të përfundoj po këtë muaj, më 30 nëntor.