Organizuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-u, sot (28.11.2018) në Etno House në Graçanisë, do të jepet premiera e dokumentarit “Jo prona jote”.
Ky film dokumentar do të shfaqet në kuadër të fushatës ‘16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë’, me temën “Më Dëgjo edhe Mua”.
Filmi repsektiv ngërthen histori nga të mbijetuarat e dhunës në familje nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe përkushtimin e tyre për t’u ballafaquar me çështje ekonomike e ligjore.
Duke shtjelluar lidhjen në mes të dhunës dhe të drejtave pronësore, filmi fokusohet në atë se si normat zakonore ndikojnë në pronësinë e grave dhe në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës në familje.