Edicioni i 3-të i aksionit humanitar për festat e fundvitit ‘Vrapo Babadimër’, ka filluar edhe këtë vit për të ndihmuar familjet në nevoj. Ky aksion ka filluar në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku të gjithë të interesuarit mund të ndihmojnë duke blerë kostumin e babadimrit me çmimin prej 10 eurosh për të rritur ndërsa kostumi për fëmijë 5 euro. Të hollat nga ky organizim do të dhurohen për familjet në nevoj, në mënyrë që edhe ata të festojnë festat e fundvitit.
Në kuadër të këtij organizimi do të organizohet edhe mini-maratona humanitare ‘Bëhu Babadimër’, që do të filloj me 16 Dhjetor të këtij viti po ashtu në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet.
Ky aktivitet organizohet nga aktivisti Jusuf Islami, në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ‘Projekti 5 cent’.
Për të mësuar më shumë për forma tjera se si të ndihmojmë njerëzit në nevoj, mund të kontaktoni në numrin e më poshtëm: +383(44)286807.