Data e sotme, 24 prill i është ndarë shënimit të “Ditës së Revolucionit të Modës”. Kjo ditë që fillimisht është vendosur në vitin 2013, është nën obrellën e “Revolucionit të Modës” që është një lëvizje globale jo-fitimprurëse dhe që ka ekipe në mbi 90 vende anembanë botës.
“Dita e Revolucionit të Modës” në thelb ka fushatat që nxjerrin në pah nevojën për transparencë në zinxhirin e modës. Në këtë ditë, organizatorët i inkurajojnë njerëzit të pyesin për markat e tyre të preferuara të veshjeve, p.sh. “kush i qepi rrobat e mia?”, me qëllim që të kuptohen edhe kushtete me të cilat qepen apo dizajnohen këto veshje.
“Dita e Revolucionit të Modës” kujton edhe përvjetorin e katastrofës së Plaza Rana, në Bangladesh ku pati qindra viktima, ndërsa çdo vit inkurajon njerëzit që t’i bashkohen kampanjës në medias sociale me hashtagun #whomademyclothes