– Sot feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, e lindur më 24 prill, të vitit 1982. Këngëtarja Clarkson, arriti sukses duke fituar edicionin e parë të spektaklit ‘American Idol’ dhe në vitin 2002 ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli dhe SHBA, me këngën ‘A Moment Like This’.
– Në këtë datë të vitit 1970, këngëtari Elton John, publikoi singlin e tij të katërt ‘Border Song’, nga albumi që mbante emrin e tij.
– Në po këtë datë, të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran, me këngën “Shape Of You” ishte në Australi në pozitën e parë për 14 javë rresht, duke thyer rekordin e mbajtur nga Coolio me këngën “Gangsta’s Paradise”, në vitin 1995.