Data 22 korrik, i është ndarë shënimit të “ Ditës së Përafrimit të Numrit π”. Një numër që gjenë shumë përdorime e është i pashmangshëm në llogaritjet e madhësive të ndryshme gjeometrike.
Ligjëruesi në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës, profesor Ramadan Limani, në një intervistë për Radio KFOR-in tregon për rëndësinë që ka numri π (Pi):
“Numri π daton prej kohërave shumë të lashta, para erës sonë, Arkimeti është ai i pari që e ka vrëjtur se ekziston një numër që i afrohet vlerës 3.14, 15, 19 e që ka rëndësi shumë të madhe në gjeometri veçanërisht te llogaritja e syprinave të figurav, si për shembull: të sipërfaqes rrethore, perimetrit të rrethit, vëllimit të cilindrit , vëllimit të konit, e kështu me radhë. Pa numrin π, këto llogaritje nuk do të kishin pasë rëndësi. Më kujtohet viti 1983 kompjuterat e atëhershëm e patën llogaritur vlerën e numrit π me saktësi deri në dy mijë shifra pas presjes dhjetore, se ky është numër irracional nuk mund të shkruhet si thyes, si herës i dy numrave të plotë dhe këtu qëndron ai kompleksiteti i numrit π”.
Numri 3.14 është i pashmangshëm jo vetëm në matermatikë, por edhe në fusha të tjera. Deri më tani janë llogaritudur 10 trilionë dhjetëshe të këtij numri irracional.