Festivali “Autostrada Biennale” ka nisur rrugëtimin me edicionin më të ri, në qytetin e Prizrenit. Këtë vit, festivali në fjalë ka gërshetuar disa fusha artistike dhe po shtrihet në shumë pjesë të qytetit, si në: stacionin e autobusëve, në muzeun arkeologjik, në gjimnazin Gjon Buzuku si dhe në Kalanë e Prizrenit.
Në kuadër të akvititetive të ditës së sotme “Autostrada Biennale”, ka ftuar të gjithë artdashësit që t’i bashkohen natës “Baca në Autostradë”, ku do të festohet për konceptin: “Singing to the River” (I Këndojmë Lumit).
Kjo perfomancë vjen sonte prej orës 19:30, në ‘Bridge Topokli’, nga Shaqir Hoti, Ilir Bajri, Jehonë dhe Agona Shporta.