‘Green Fest’, është festival multidisiplinar që përmban programe edukative dhe programe kulturore, e që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet mjedisore.
Festivali në fjalë, pritet të fillojë me datën 7 shtator dhe do të zgjas deri më 13 shtator 2020. Se cilat aktivitete do të përmblidhen në këtë festival, për Radio KFOR-in, foli Menaxherja e Marketingut në ‘Green Fest’, Arta Gashi: “Është një numër i konsiderueshëm i bashkëpunëtorëve që po e bëjnë shumë të veçantë këtë edicion. Kemi 4 folësit e ‘Green Talks’, të cilët ligjërojnë për pabarazinë në arsim, atë urban, gjinorë dhe social. Kemi mentorët e Green School, që ligjërojnë për temat e caktuara në bazë të ekspertizës së tyre dhe gjithashtu perfomancat muzikore, të cilat ngritin kauzat e caktuara. Një nga to është performanca e këngëtares, Nezafete Shala, e cila realizohet në shtëpinë më të vjetër në Mitrovicë, objekt i cili është në mbrojtje të trashëgimisë.”
Për informacione më të detajuara rreth ‘Green Fest’, organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të informohen përmes llogarive sociale zyrtare të ‘Green Fest’, në Facebook dhe Instagram.