Kopshti ‘Buffalos’ sonte do të ndriçohet nga tingujt e bukur dhe shpirtëror të muzikës tradicionale rome.
Në këtë kopsht, duke filluar nga ora 20:00 do të performojë grupi i të rinjve romë “Jimmy”.
Kjo mbrëmje, e cila është paraparë të zgjasë deri në orën 23:00, do të karakterizohet me muzikë tradicionale rome e vallëzim totalisht në stilin cigan.
Bendi “Jimmy” u themelua në vitin 2009 nga gjashtë të rinj të Komunitetit Romë nga Plemetini, të cilët bënë bashkë talentin e tyre për të sjellur diçka të re.
Ky bend, përveç muzikës tradicionale rome, luan edhe zhanre të tjera të muzikës nëpër organizime të ndryshme në Kosovë dhe përreth Evropës.