Për të gjithë çiklistët dhe meraklitë e biçikletave Klubi Urban Bike 06 ka një njoftim të veçantë, i cili këtë të diel (25 gusht) ju fton për një xhiro, si asnjëherë më parë, në “Majën e Zezë”.
Klubi në fjalë ka qenë shume i zënë gjatë kësaj vere, vetëm nga 22 qershori kanë organizuar 10 aktivitete të tilla për të gjithë çiklistët në vend.
Kësaj radhe, organizatorët ftojnë për një xhiro të sigurt, prandaj të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur më helmeta mbrojtëse dhe gjatë xhiros t’i dëgjojnë drejtuesit e grupit, për shkaqe të sigurisë.
Pjesëmarrësit e aktivitetit, duhet të kujdesen vet për ushqimin dhe pijet, pasiqë terreni mund të ketë vështirësi dhe deri në përfundimin e xhiros do të kalojë një ditë e tërë.
Takimi i drejtuesve të kësaj xhiroje me pjesëmarrësit do të bëhet ne Sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan nga ora 8:30.