23 qershori është “Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil”, e themeluar në vitin 2002 nga Kombet e Bashkuara. Kjo ditë është krijuar për të njohur punën e shërbyesve civil, të cilët bëjnë ndryshimin në shumë pjesë të botës, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për t’i shërbyer qytetarit dhe duke përfshirë qeverinë dixhitale.
Një punë dhe përkushtim të tillë e kanë edhe shërbyesit civil në Kosovë. Pikërisht për këtë ditë Radio KFOR-i kontaktoi, U. D e Drejtoreshës së Administratës në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi, e cila tha: “Puna e shërbyesve civil është e shenjtë dhe e rëndësishme. Pos përgjegjësisë për të ofruar shërbime të mira për qytetarët, qëllimi dhe misioni i dhënies së shërbimeve administrative është të ndikojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përmes tyre të rrisim shkallën e kënaqëshmërisë së qytetarëve për shërbimet administrative komunale.”
Për shkak të përhapjes së infeksionit COVID-19, këtë vit, “Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil”, shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme virutuale, për të pasqyruar punën e shërbyesve civil.