Lëvizja FOL në ‘Ditën Botërore të Sinjalizuesve’, e cila shënohet çdo vit me datën 23 qershor, do të organizoj disa aktivitete me moton “Kqyr, Ngo, FOL”, duke bërë kështu promovimin e sinjalizimt dhe Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Aktiviteti që do të organizoj Lëvizja FOL për shënimin e ‘Ditës Botërore të Sinjalizuesve’, është një konferencë, me temën “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve –Sfidat e zbatimit në praktikë”, ku panelistë do të jenë përfaqësues të institucioneve publike dhe të shoqërisë civile. Ky organizim aplikon masat për distancim social dhe do të jetë pa prezencë të publikut, por që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Facebook (Live Stream), prej orës 13:30 deri në orën 15:00.
Sipas organizatorëve ky aktivitet është mundësuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.