‘Dita e Hobbit’ është një festë që shënohet sot, më 22 shtator, pikërisht me ditëlindjen e hobbitëve, Bilbo dhe Frodo Baggins, dy personazhe të trilluara në grupin e popullarizuar të librave të J. R. Tolkien ‘The Hobbit’ dhe ‘Lord of the Rings’. Sipas mjedisit imagjinar, Bilbo, lindi në vitin 2890 dhe Frodo, në vitin 2968 në Epokën e Tretë.
Për shkak të mospërputhjeve midis kalendarit imagjinar të Shire dhe kalendarit Gregorian, ka një debat se kur të festohet ‘Dita e Hobbit-it’, pasi ditëlindja aktuale do të ishte midis 12 dhe 14 shtatorit, sipas kalendarit Gregorian, siç shpjegohet në shtojcat e librave ‘Lord of the Rings’.
Megjithatë, kjo festë shënohet duke u zbathur, meqë edhe hobbitët nuk mbathnin këpucë, ofrohen ushqime të ndryshme, ka fishekzjarrë, vallëzim dhe shumë argëtim.