Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, sot më 10 shkurt po organizohen një sërë aktivitetesh gjithëditore. I parti është prezantimi në gjetjet e hulumtimit “50-vjetori i Universitetit të Prishtinës”, nga Studentët e Departamentit të Sociologjisë të Fakultetit Filozofik.
Lidhur me këtë ngjarje Radio KFOR ka kontaktuar me zyrtaren për informim në Universitetin e Prishtinës, Blerta Dibrani, e cila tha: “Java e Universitetit po nis sot me një aktivitet që quhet “Dialog mes brezash – Universiteti i Prishtinës në 5 dekada”, ku studentët e Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin Filozofik kanë paraqitur një aktivitet të tyre se si në 5 dekada ka evoluar zhvillimi i Universitetit të Prishtinës si dhe përfaqësues të 5 dekadave dhe studentë do të ndajnë përvojat dhe përjetimet e tyre.”
Znj. Dibrani gjithashtu na tregoi se aktivitetet për shënimin e 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të tjera të kësaj jave, ku janë paraparë edhe 13 aktivitete të hapura për audience.