Edicioni i radhës “Toastmasters”, që synon të ndihmojë anëtarët e tij të përmirësojnë aftësitë e të folurit në publik përmes mbajtjes së fjalimeve, diskutimeve, debateve dhe kritikave, mbahet sot (10 shkurt), në “Innovation Centre Kosovo”, nga ora 18:00.
Gjatë këtij edicioni, të gjashtë me radhë, do të mbahen tre fjalime të përgatitura paraprakisht nga folësit që zgjasin 6 minuta e 30 sekonda. Secili folës ka nga një vlerësues (evaluator) që vlerëson fjalimin dhe jep mendime se si folësi mund të përmirësojë elemente nga performanca (shembull: qëndrimi në skenë).
“Toastmasters” ka mbi 143 klube rreth botës, me rreth 360.000 anëtarë, të cilët ndihmojnë të rinjtë të jenë suksesshëm gjatë fjalimit të tyre në publik.