Bazuar në vendimet mbi parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës në vazhdimësi që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve ka vazhduar mbajtjen e rendit duke gjobitur të gjithë personat apo bizneset që nuk kanë respektuar ligjin anti-kovid.
Sipas komunikatës për media të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 408 tiketa për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-kovid dhe ndër të tjera në këtë komunikatë thuhet: “Policia e Kosovës sipas planifikimeve ka filluar me kohë realizimin e detyrave konkrete në gjithë Kosovën, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa. Aktivitetet dhe patrullimet policore janë shtuar në nivel vendi, nga data 30 gusht 2021 deri më 22 shtator 2021, janë shqiptuar rreth 50.000 mijë fletëparaqitje për kundërvajtje si dhe janë dhënë mbi 19 mijë vërejtje për shkelësit e Ligjit Anti-Covid-19 referuar vendimeve për masat e përcaktuar nga qeveria për parandalimin e pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 408 tiketa në bazë të ligjit Covid-19”.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti-kovid.