Ndërsa punojnë për të ushqyer botën, shumë punëtorë bujqësorë nuk janë në gjendje të dalin nga varfëria dhe pasiguria ushqimore. Derisa pandemia vazhdon, funksionimi i vazhdueshëm i zinxhirëve të furnizimit me ushqim është vendimtar në parandalimin e një krize ushqimore dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në ekonominë globale. Përgjigjet e koordinuara të politikave janë të nevojshme për të mbështetur agrobiznesin, jetesën dhe kushtet e punës të miliona punëtorëve bujqësorë në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare të punës.
Në lidhje me kë të temë , Radio KFOR-i ka biseduar me z. Afrim Syla, kultivues i pemëve dhe perimeve, i cili pohoi se pandemia e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë: “Edhe ne, sikurse shumë biznese të tjera, jemi dëmtuar shumë ekonomikisht, për shkak të pandemisë, sepse unë ushqej familjen time prej 7 anëtarësh, me këtë punë. Tani, me rënien e rasteve, kemi nis të rimëkëmbemi , megjithëse akoma jemi deri diku të kufizuar. Shpresoj shumë që kjo pandemi të kaloj dhe të rigjallërojmë biznesin tonë dhe klientët tanë të jenë të kënaqur me produktet tona”, theksoi z. Syla.
Kriza COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në ekonominë dhe tregtinë globale, me ç’rast të gjithë janë akoma duke luftuar pandeminë dhe pasojat e saj.