Depresioni është një sëmundje që prek grup mosha të ndryshme. Shkak i tij bëhet stresi për diçka të parealizueshme, dëgjojmë për ngjarje të pakëndshme që ndodhin nëpër botë dhe kështu të prekurit nga depresioni nuk kanë vullnet minimal për ta luftuar atë.
Për të mësuar se si të luftojmë depresionin, Radio KFOR-i zhvilloi një bisedë me psikologun, z. Skënder Shala: “Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendimet tuaja. Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj fillon të përmirësohet, që në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj.”
Bëni çdo ditë aktivitete sportive, sepse ushtrimet fizike janë thelbësore për ngritjen e humorit.