Me 16 nëntor të vitit 1962, The Beatles performuan live në Radio Luksemburg, për programin ‘Friday Spectacular’, duke performuar dy këngët e tyre ‘Love Me Do’ dhe ‘P.S.I love you.
Në këtë datë të vitit 1974, John Lennon po kryesonte listën e këngëve më të mira me hitin e tij ‘Whatever Gets You Through The Night’, në SHBA. Elton John luajti në piano dhe bëri një marrëveshje me Lennon, që nëse kënga do të arrinte në pozitën e parë, Lennon do të duhej të shfaqej në skenë live me Elton John. Elton John mbajti premtimin, duke u shfaqur në skenë me Lenon . Ata interpretuan së bashku tre këngë.