Me 20 Mars, të vitit 1991 këngëtari, Michael Jackson, nënshkroi një kontratë prej 1 miliardë dollarësh me kompaninë ‘Sony’, që njihet edhe si marrëveshja më e shtrenjtë në historinë e kontratave muzikore.
Në po këtë këtë datë të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Shape of You’. Kënga ishte në pozitën e parë edhe në 34 shtete të botës. Në Dhjetor të vitit 2018, kënga në fjalë arriti të kishte 2 miliardë dëgjime vetëm në rrjetin Spotify. Kjo këngë po ashtu fitoi çmimin ‘Grammy’, si performanca solo më e mirë e zhanrit pop.