Po kaloni kohë më të gjatë se zakonisht në shtëpitë tuaja dhe nuk dini se çfarë të bëni apo ndoshta ndiheni sikur nuk po bëni aktivitete të mjaftueshme fizike? Atëherë, Radio KFOR-i sjell tek ju një ndër zgjidhjet më efikase, tanimë të vërtetuar edhe nga shkenca, për përfitimet e shumta në shëndetin dhe disponimin tuaj. Bëhet fjalë për Yoga-n. Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, e cila bazohet në konceptin që trupi dhe mendja janë një e vetme. Andaj, edhe është një nga metodat që ndikon në shëndetin e përgjithshëm duke zvogëluar stresin e duke qetësuar shpirtin. Pikërisht për këtë, ua rekomandojmë që të praktikoni sa më shumë Yoga në shtëpitë tuaja gjatë këtyre ditëve. Në vazhdim të këtij artikulli sjellim tek ju një listë të përfitimeve shëndetësore dhe të tjera që sjell të praktikuarit e Yoga-s:
- Yoga lufton stresin, rrit përqendrimin, si dhe siguron një humor më të mirë.
- Lehtëson dhimbjet kronike, si: dhimbja e shpinës, artritit si dhe dhimbjet e kokës
- Yoga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit.
- Ndihmon në sigurimin e një elasticiteti më të mirë.
- Bën të mundur tonifikimin e muskujve dhe rritjen e masës muskulore
- Përmirëson frymëmarrjen, energjinë dhe vitalitetin.
- Ndihmon për rënien në peshë.
- Përmirëson qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular.
- Mbron nga dëmtimet fizike.
Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe me disponim sa më të mirë, ushtroni Yoga çdo ditë!