Sir. Michael Philip Jagger i njohur në skenë me emrin Mick Jagger, ka lindur më 26 korrik, të vitit 1943, njihet botërisht si këngëtar, kompozitor, aktor dhe producent filmi anglez, i cili ka fituar famë botërore si këngëtar si dhe lider dhe themelues i bendit, The Rolling Stones. Mick Jagger, është njëri nga muzikantët më të njohur dhe më me ndikim i të gjitha kohërave, i njohur si vokalist ikonë e bendit “The Rolling Stones”, njëra nga grupet më të njohura të muzikës rock’n’roll në botë.
Mick Jagger bashkë me Keith Richards, njihen edhe si themeluesit e grupit The Rolling Stones, i cili gjatë viteve të 60-ta ishte grupi i vetëm rock & roll që rivalizuan popullaritetin e bendit The Beatles. Në fillim të viteve të 70-ta, Jagger filloi pak nga pak të shkëputej nga grupi në fjalë, për të vazhduar në të njëjtën kohë edhe karrierën si solo këngëtar.
Fillimin e shekullin 21, Jagger, e shënoi me publikimin e albumit të tij të katërt solo, të cilin e emërtoi “Goddess”. Një vit më pas, në vitin 2020, bendi The Rolling Stones, festuan 40 vjetorin e ekzistimit në skenë, me përmbledhjen e hiteve në një album të vetëm, të cilin e emërtuan “Forty Licks” dhe me një turne promovues të këtij albumi. Jeta personale e këngëtarit Jagger, nuk ka qenë aspak e rehatshme. Ai vetëm një herë ka qenë i martuar zyrtarisht dhe i divorcuar dhe ka pasur lidhje të shumta dashurie. Jagger ka tetë fëmijë, nga lidhjet e tij me pesë gra të ndryshme. Ai gjithashtu ka edhe pesë nipër e mbesa dhe ai u bë gjysh më 19 maj, të vitit 2014, kur vajza e tij, Jade Assisi, lindi një vajzë.