Me moton “Mos thuni s’e keni ditë”, në “Hangover Club”, në Gjakovë, nga sot (26 korrik) deri më 29 korrik do të mbahet një spektakël muzikor me yjet e estradës tonë.
Për admiruesit e muzikës argëtuese, sonte ju pret një natë magjike me këngëtarët: Alban Skenderaj dhe Kida, kurse të shtunën do të performojnë në skenë :Elvana Gjata dhe Capital T , të cilët përveç hitit të tyre më të ri “Fustani” , që ka pushtuar të gjitha toplistat vendore, ata po ashtu do të interpretojnë këngë të shumta nga repertoari i tyre i pasur muzikor.
Ndërkaq, e diela e këtij vikendi do të sjell Kiddën, Enis Bytyqin, Yll Limanin dhe DJ GIMI-0.