Lojërat verore olimpike të vitit 2020 do të jenë të veçanta për shumë arsye, por “TOKYO 2020” do të mbahet në mend jo vetëm për garat dhe sportin që përmban kompeticioni.
Projekti “TOKYO MEDAL 2020” është në përfundim të medaljeve të bëra tërësisht nga materiali i ricikluar, saktësisht nga 78.985 ton aparate elektronike duke përfshirë këtu 6.21 milionë celularë të ricikluar.
Kompania “NTT Docomo” bëri koleksionimin e aparateve për reciklim që nga prilli i vitit 2017 deri në mars të vitit 2019. Gjatë këtyre dy viteve projekti “TOKYO MEDAL 2020” nga 80,000 ton elektronikë prodhoi 32 kilogramë ari, 3,500 kilogramë argjend dhe 2,200 kilogramë bronz të nevojshme për të punuar 5,000 medalje olimpike dhe paraolimpike ka raportuar faqja zyrtare e “Tokyo 2020”, www.tokyo2020.org
Olimpiada e 32-të me rend “Tokyo 2020” do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 9 gusht 2020.