‘Instituti i Shëndetësisë Publike’ në Kosovë ka bërë të ditur se aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, duke sjellur masat parandaluese për të gjithë qytetarët në Kosovë:
- Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
- Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
- Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
- Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz.
- Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamin.
- Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
- Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.
- Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.
- Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
- Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
- Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.
- Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut.
- Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku.
- Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.
- Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.