Skena muzikore e vendit, çdo ditë po pasurohet me emra të rinj të cilët padyshim po sjellin risi dhe stile të veçanta në muzikë.
Emri i ri që i është shtuar skenës së muzikës është Arzoni, i cili sapo ka lansuar projektin e parë muzikor. Në një prononcim për Radio KFOR-in, Arzon ka treguar se pas këngës së parë, shumë shpejt vjen edhe me projekte të tjera: “Me muzikë kam filluar të mirrem shumë më herët, mirëpo si projekt të parë për publikun kam përzgjedhur singlin ‘Road Rivals’. Këngën në fjalë e kam realizuar edhe me video klip, të cilin e ka punuar Entermedia, ndërsa autor i tekstit jam unë poashtu. Duke pas parasysh edhe komentet e mira që kam marr prej njerëzve për këngën, shumë shpejt do të sjell edhe projektet tjera, për të cilat veç se kam filluar të punoj në studio. Falenderoj krejt ata që më kanë mbështetur, duke filluar nga menaxherja, Vjollca Nivokazi dhe do të punoj edhe më shumë që t’sjell muzikë sa më të mirë për publikun.”
Këngën ‘Road Rivals’, nga Arzon e cila ditë mëparë u publikua premierë në Radio KFOR, mund ta dëgjoni poashtu në frekuencat 90.2 FM.