Organizata ‘Let’s Do it Kosova’ do të organizoj nesër (10.07.19) një aksion të madh pastrimi në Banjë të Istogut duke filluar nga ora 10:00, ku do të pastrohet deponia më e madhe e mbeturinave në këtë vend.
Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti, Radio KFOR-i kontaktoi Drejtorin e Organizatës ‘Let’s Do it Kosova’ Luan Hasanaj, i cili tha:
“Në bazë të shumë aktiviteteve që po zhvillohen për të përmirësuar situatën e ndotjes së mjedisit në Kosovë, nesër (10.07.19) në bashkëpunim me Komunën e Istogut, Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës dhe shumë vullnetarë kemi organizuar psatrimin e një prej deponive më të mëdha të mbreturinave në Kosovë, saktësisht në Banjë të Istogut”.
- Hasanaj na njoftoi gjithashtu se pastrimi i hapësirës prej katër hektarësh do të zgjasë nga 10 deri në 14 ditë, duke treguar se ata tashmë kanë filluar përgatitjet për fushatën ‘Ta pastrojmë Kosovën’, që do të filloj me 21 shtator të këtij viti, duke theksuar se do të zhvillohet edhe një aksion i madh i pastrimit në vende tjera nëpër Kosovë.
Të gjithë vullnetarët nga Prishtina të cilët duan të kontribuojnë në këtë aktivitet mund të nisen nga organizata ‘Let’s do it Kosova’, që gjendet në lagjen Pejton saktësisht në rrugën ‘Pashko Vasa’ nga ora 08:30 nesër (10.07.19) ku do të bëhet nisja.