Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisioninin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacione dhe Ndërmarrësi të Kuvendit të Kosovës, nesër (10 korrik), në hotelin “Sirius”, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, mbajnë diskutimin publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, ku pjesëmarrës në këtë tryezë do të jetë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi.
Sipas raporteve të organizatave që monitorojnë zhvillimet në trashëgiminë kulturore, asetet e trashëgimisë kulturore janë duke u rrezikuar çdo ditë dhe ndëshkimet për keqbërësit në trashëgimi janë tejet minimale dhe si pasojë e kësaj gjendje trashëgimia kulturore vazhdon të mbetet në gjendje jo të mirë.