Nesër (10.07.19) Qendra për Studime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në kuadër të ‘Debat n’Shilte’, do të diskutoj temën: “Edhe unë e dua një familje; Adoptimi dhe planifikimi familjar”.
Ky debat do të filloj nesër nga ora 18:00 dhe folëse do të jetë Nezahat Ramadani-Salihu, drejtoreshë e SOS Fshatrave të Kosovës. Ky edicion përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Departamenti i Rinisë dhe është njoftuar se pas debatit do të ketë edhe një koktej rasti.