‘Dita Botërore e Zjarrfikësve’ u krijua në vitin 1999, për të nderuar pesë zjarrfikës të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë një zjarri të madh që ndodhi në Australi. Në këtë ditë po ashtu kujtojmë edhe mijëra zjarrfikës të tjerë në gjithë botën, që humbën jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.
Për të shënuar rëndësinë e kësaj dite, Radio KFOR-i mori një prononcim nga zjarrfikësi, Qëndrim Bahtiri: “Ne jemi të gatshëm në çdo moment ti përgjigjemi çdo thirrjeje nga të gjithë qytetarët e Kosovës, në çfarëdo situate e cila kërkon angazhimin edhe intervenimin tonë. Krahas gatishmërisë sonë, ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, të mos hedhin materiale të ndryshme që kanë shkëlqim ose reflektojnë dritën dhe mund të nxisin zjarr, siç mund të jenë materialet metalike apo xhami.”
Në këtë ditë duhet të angazhohemi që puna e zjarrfikësve të jetë e vlerësuar, ti falënderojmë për shërbimin e tyre përkundër rrezikut më të cilin përballen.