Lidhja me natyrën, mbetet një mënyrë e fuqishme për të larguar stresin, për të shmangur izolimin që mund të sjellë distancimi shoqëror si dhe për të krijuar një jetë më të shëndetshme.
Të gjitha këto të mira na i dhuron shëtitja në natyrë, mirëpo këtë e tha për Radio KFOR-in edhe kryetari i OJQ-së “Hiking Njeri Kosova”, Arben Islami i cili theksoi: “Kosova nuk ka vetëm qytete, ajo ka bjeshkë, kodrina dhe ka natyrë të mrekullueshme. Ne si njerëz nuk jemi të formuar të jetojmë në beton, asfalt e xhama, ne jemi të formuar të jetojmë në natyrë dhe nga natyra. Në Kosovë janë 235 bjeshkë, me lartësi mbidetare 1.500 m, ku ne i vizitojmë të gjitha. Pra, ka aq shumë bukuri për të parë, saqë për t’i vizituar të gjitha, na duhen 5 vjet, nëse shkojmë çdo vikend.”
Kalimi i kohës jashtë në natyrë, është një mënyrë e shkëlqyeshme për tu shkëputur nga telefonat, kompjuterët dhe TV si dhe për tu rilidhur me vendet e egra dhe gjelbërimin.