Teatri i kukullave Dodona në Prishtinë, sot (26.12.19) do të shfaqë premierën për fëmijë ‘Kasolla prej kashte’, prej orës 15:00.
Shfaqja mysafire është produksion i autores dhe njëherit regjisores Dituri Nezirajt dhe tregon historinë e tre insekteve dhe botës së tyre të mbushur me dashuri, lojë, xhelozi, të qeshura, ikje, lotë… Loja e këtyre insekteve është sa gazmore, aq edhe e trishtë.
Në këtë shfaqje do të luajnë: Alban Goranci, Drin Lumi dhe Imelda Music. Shfaqja është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe është për moshat 6+. Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00!