Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ju fton të merrni pjesë në ekspozitën “Cuneus” me rastin e shënimit të 330 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, një nga figurat më të shquara të letërsisë së vjetër shqiptare. Me këtë rast do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet e Bibliotekës dhe dorëshkrime të papublikuara deri më tani të Pjetër Bogdanit.
Ekspozita do të hapet në Hollin e Bibliotekës, më 27 dhjetor 2019 në orën 12:00.
Pjetër Bogdani ndërroi jetë në Prishtinë nga epidemia e murtajës më 6 dhjetor, të vitit 1689. Ai është një personalitet i shquar i Kishës, kombit dhe kulturës shqiptare.