Artisti i ditës së sotme në Radio KFOR, është këngëtari britanik, kantautori dhe aktori, David Bowie, i cili ishte shumë i shquar në vitet e 70-ta. Emri i plotë i tij është David Robert Jones. Ai kishte emëruar vetën nga David Jones në David Bowie, për të shmangur ngatërrimin me këngëtarin e grupit ‘The Monkees’, i cili kishte emrin e njëjtë dhe doli në skenë si një këngëtar solo. Karriera e tij shënoi sukseset e para me këngën “Space Oddity”, një single fantastiko-shkencor, që arriti në top 10-shin britanik të këngëve më të dëgjuara, në vitin 1969.
Albumi debutues i Bowie-t, titullohet “The man who sold the world”, i realizuar në vitin 1970. Megjithatë, ai arriti të kthehet në një nga emrat më të famshëm, vetëm pas lansimit të albumit “Hunky Dory”, i realizuar në vitin 1971.
Sukseset më të mëdha në karrierën e tij, Bowie i arriti në vitet e 70-ta. Në këtë periudhë solli albumin “The Rise and Fall of Ziggy Stardust” dhe “Spiders from Mars”, të cilët u pasuan nga dy albume të tjerë të titulluar “Diamond Dogs” dhe “Young Americans”. Bowie gjithashtu u bë ylli i parë i muzikës rock, që e ktheu rrëfimin e tij të biseksualitetit në një mjet të zgjuar, për tu ngritur në karrierë. Në vitin 1977, Bowie publikoi albumin e tij të quajtur “Low”, një bashkëpunim me Brian Eno. Albumet “Low”, “Heroes” dhe “Lodger”, do të dëshmonin se Bowie, ende mbetej me ndikim të madh në tregun muzikor, duke qenë madje inspirim edhe për gjeneratat e reja.
Megjithatë suksesi i tij në skenë nuk zgjati shumë, sepse fama e tij nisi të pësonte rënie të vazhdueshme. Në vitet e 90-ta, ai dukej një forcë e harxhuar dhe mbase inovacioni më i madh i Bowie-t, në këtë epokë, ishte krijimi letrave me vlerë financiare, nga të cilat fitoi plot 55 milion dollarë. Karrierën muzikore ai e kishte vazhduar me lansimin e albumit “Reality”, në vitin 2003. Ai u rishfaq pas një dekade, me albumin “The Next Day”, i realizuar në vitin 2013, i cili përbëhej nga një koleksion këngësh të interpretuara live nga ai. Albumi i tij i fundit “Blackstar”, i realizuar në vitin 2016, u publikua dy ditë para vdekjes së tij. Ikona e muzikës ndërroi jetë më 10 Janar, të vitit 2016, dy ditë pas ditëlindjes së tij të 69-të. Ai la pas vetës një trashëgimi muzikore mbresëlënëse, e cila përfshin 26 albume.