Në përputhje me qëllimet e projektit ndërkulturor “Rruga e skellëvërve”, kjo ditë mëton të ofrojë një mundësi për shqyrtimin kolektiv të shkaqeve historike, metodat dhe pasojat e kësaj tragjedie si dhe për një analizë të ndërveprimeve, midis Afrikës, Evropës, Amerikës dhe Karaibeve. Prandaj, sot (23 gusht) përkujtohet kjo ditë, e cila ka për qëllim shënimin e tragjedisë së tregtisë së skllevërve, në kujtesën e të gjithë popujve.
Përkitazi me këtë ditë, drejtorja gjenerale e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka këtë porosi: “Këtë 23 gusht, ne nderojmë kujtimin e burrave dhe grave që në Saint-Domingue, në vitin 1791, revoltuan dhe shtruan rrugën për mbarimin e skllavërisë dhe dehumanizimit. Ne e nderojmë kujtesën e tyre dhe të të gjithë viktimave të tjera të skllavërisë. Për të nxjerrë mësime nga kjo histori, ne duhet ta shtrojmë këtë sistem të zhveshur, të dekonstruktojmë mekanizmat retorikë dhe pseudoshkencorë të përdorura për ta justifikuar atë; ne duhet të refuzojmë të pranojmë çdo lëshim ose falje, e cila vetë përbën një komprometim të parimeve. Një kthjelltësi e tillë është kërkesa themelore për pajtimin e kujtesës dhe luftën kundër të gjitha formave të sotme të skllavërimit, të cilat vazhdojnë të prekin miliona njerëz, veçanërisht gra dhe fëmijë.”
‘Dita Ndërkombëtare e Tregtisë së Skllevërve dhe Heqja e Saj’ u shënua për herë të parë në Haiti, ku u organizuan edhe ngjarje të ndryshme kulturore dhe debate në lidhje me këtë temë.