Me datat 15 dhe 16 shkurt 2020, në Rugovë, do të mbahet Kampi i Astronomisë, i cili do të përbëhet nga 25 pjesëmarrës që vijnë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Të gjithë të apasionuarit e Astronomisë mund të bëhen pjesë e këtij kampi duke plotësuar formën e regjistrimit në linkun: https://bit.ly/2Uu1Tch, deri nesër, 8 shkurt 2020. Kampi i Astronomisë organizohet në kuadër të iniciativës rinore “Under One Sky”, e cila ka për qëllim shpërndarjen e njohurive të shkencës dhe astronomisë si dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë ndërmjet socializimit dhe bashkëpunimit ndëretnik që ndërlidhen me shkencën dhe kulturën e astronomisë. Kjo iniciativë përkrahet dhe implementohet nga Klubi i Astronomisë së Kosovës, PEN (Peer Educators Network, UNICEF – Innovations Lab Kosovo, United Youth Task Force, UNMIK – United Mission in Kosovo e të tjerë, ndërsa të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit do të jenë të mbuluara nga organizatorët.