Halloween është një festë ku mund të visheni me personazhet tuaja të preferuara, qesharake apo të frikshme dhe një mundësi për të dekoruar shtëpitë tuaja me personazhe apo gjësende të frikshme, si përbrenda ashtu edhe jashtë në oborr.
Kungujt janë simbol i kësaj feste dhe më poshtë ju sjellim disa ide se si mund të gdhendni kungujt në forma të ndryshme, për këtë Halloween:
– Krijoni forma që tregojnë shprehje të fytyrës në kungull. Ky lloj dekorimi është shumë i thjeshtë dhe është një aktivitet që mund ta bëni bashkë me fëmijët tuaj. Krijoni fytyra të lumtura, të frikësuara, të habitura apo të mërzitura.
– Personalizoni kungujt tuaj me emrat e fëmijëve tuaj apo personave të dashur, për të mbetur kujtim nga ky vit i festës së Halloween.
– Pasi të hapni brendësinë e kungujve, ju mund të krijoni një shtëpi të vogël brenda saj, duke vendosur kafshët e preferuara të fëmijëve tuaj, si një ide që do të ju pëlqej edhe atyre.
– Kungullin tuaj, mund ta ktheni edhe në një llambë ndriçuese të bukur, duke hapur pjesën e lartë të kungullit dhe duke futur brenda disa qirinj, derisa në sipërfaqe të tij mund të gdhendni fytyra të frikshme që do të sjellin vërtetë shpirtin e festës së Halloween.