Me 27 tetor të vitit 2006, Amy Winehouse finalizoi albumin e saj të dytë dhe të fundit ‘Back to Black’. Albumi përmbante pesë superhitet e saj: ‘Rehab’, ‘You know im no Good, ‘Back to Black’, ‘Tears Dry on Their Own’ dhe ‘Love is a Losing Game’. Albumi i saj u shpall albumi më i mirë i vitit në ‘Grammy Awards’, duke u bërë albumi i dytë më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i shekullit XXI. Në të gjithë botën, albumi është shitur në mbi 20 milion kopje.
Në këtë datë në vitin 1982, Prince lansoi albumin e tij të pestë ‘1999’. Ky ka qenë edhe albumi i tij i parë që ka inçizuar me bendin e tij ‘The Revolution’. Ai ka shitur mbi 5 milion kopje të këtij albumi në gjithë botën.
Në po këtë datë të vitit 2014, Taylor Swift lansoi albumin e saj me titull 1989. Ky ishte edhe albumi i saj më i shitur dhe këngët hit të këtij albumi ishin : Shake it Off dhe Blank Space.