Ashtu siç kishe premtuar, artisti Arzon, vazhdon të na sjell projekte të këndshme muzikore. “Home Party”, është projekt i ri muzikor, i sapo lansuar dhe njëherit i treti me radhë, brenda 2020-ës.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, Arzon ka treguar se me kë ka bashkëpunuar për realizimin e këngës në fjalë: “Kjo është kënga e tretë që lansojmë si ‘VN Records’. Për këngën kanë punuar producentët Lorik M dhe Valon Demaku, të cilët kanë punuar në beat dhe e kanë prodhuar këngën, ndërsa video klipi i këngës, i është besuar produksionit Sekuencë”.
Reperi Arzon, gjithashtu tregoi se tekstin e këngës “Home Party”, e ka shkruar vet, ndërsa kujtojmë që dy projekte tjera muzikore që u lansuan po këtë vit nga artisti në fjalë, titullohen “Hapne Rrugën” dhe “Road Rivals”, e që u mirëpritën nga publiku.
“Home Party” e dëgjoni premierë në frekuencat e Radio KFOR-it dhe në vegzën e mëposhtme
https://www.youtube.com/watch?v=1htyH33TGcY