Lionel Messi (FC Barcelona), ka lënë prapa Cristiano Ronaldo (Juventus), duke u shpallur futbollisti me më së shumti të ardhura gjatë një viti kalendarik. Statistikat vjetore që bëhen për futbollistët më të paguar në raportin e përvitshëm të përfitimeve financiare të futbollistëve dhe trajnerëve, është një klasifikim që prej vitesh kryesohet nga treshja Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Junior.
Për t’i kuptuar shifrat e përfitimeve të futbollistëve, të gjitha bruto, revista franceze saktëson se janë marrë në analizë të ardhurat nga paga, bonuset sportive, përfitimet nga kontratat me sponsorët dhe reklamat të atij viti dhe nga kjo del se dhjetë futbollistët me më së shumti të ardhura vjetore janë si në vijim:
Kylian Mbappé (París Saint-Germain), 27 milionë dollarë amerikan
Robert Lewandowski (Bayern de Munich), 29 milionë dollarë amerikan
Raheem Sterling (Manchester City), 33 milionë dollarë amerikan
Andrés Iniesta (Vissel Kobe), 34 milionë dollarë amerikan
Eden Hazard (Real Madrid), 38 milionë dollarë amerikan
Antoine Griezmann (FC Barcelona), 38 milionë dollarë amerikan
Gareth Bale (Real Madrid), 38 milionë dollarë amerikan
Neymar (Paris Saint-Germain), 95 milionë dollarë amerikan
Cristiano Ronaldo (Juventus), 118 milionë dollarë amerikan
Lionel Messi (FC Barcelona), 131 milionë dollarë amerikan