Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, tashmë ka nisur së realizuari edicionin e 17-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”.
Ceremonia e hapjes është duke u mbajtur në hollin e Bibliotekës, ku është duke u trajtuar programi kombëtar i arsimimit bibliotekar.
Para hapjes së Javës së Bibliotekës, sot (10.04.19) në ora 09:00 është mbajtur një prezantim nga Dr. Robert Montoya, i cili vjen nga Universiteti i Indianës në ShBA, me temën: Drejt një Programi Kombëtar të Arsimimit në Shkencën e Bibliotekarisë dhe të Informacionit. “Java e Bibliotekës në Kosovë” për ditën e sotme përfundon në ora 16:00, kurse aktivitetet e saj do të përfundojnë më 14 prill.