Të premten (12 prill), në Palestrën Sportive “Minatori” në Mitrovicë, mbahet Panairi i Punës i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Kosovës (APRK), Komunën e Mitrovicës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Qëllimi i këtij panairi është ofrimi informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë si dhe të jipen informata shtesë për trajnime e aftësime profesionale. Po ashtu, kompanitë dhe organizatat e ndryshme do të kenë mundësi të shpallin vendet e lira të punës apo praktikë në punë.
Për tu regjistruar si punëkërkues mund ta vizitoni këtë faqe: https://bit.ly/2U1GTpY, kurse si kompani mund të regjistroheni në këtë faqe: https://bit.ly/2VbDVPQ.