Sot, nga ora 21:00, në faqen zyrtare të “Green Festival”-it në Facebook, do të keni mundësi të shijoni shfaqjen fantastike, performancën live nga Eugent Bushpepa.
Lidhur me këtë performancë, menaxheri i projektit në “Green Festival”, Rinor Kurshumliu, për Radio KFOR-in, tha: “Sonte Eugent Bushpepa, do të performojë së bashku me grupin e tij. Duke pasur parasysh situatën me COVID-19, ne nuk mund ta sillnim Eugentin në Mitrovicë, kështu që vendosëm ta mbajmë këtë performancë live. Performanca do të jetë rreth një orë dhe besoj se sonte ai do t’na ofrojë diçka të re dhe mbi të gjitha një frymë festive të dhjetorit.”
Ndryshe, këngëtari Eugent Bushpepa ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”, në vitin 2018, në Lisbonë, me këngën “Mall”.