Trashëgimia kulturore ka një rëndësi madhore, prandaj duhet të ruhet nga të gjithë. Me këtë qëllim, nesër (31 janar), nga ora 20:30, në Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë, do të mbahet diskutim rreth rolit të institucioneve të pavarura kulturore në rivitalizimin e ndërtesave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimin në mes të publikut dhe institucioneve të pavarura kulturore për një zhvillim të qëndrueshëm.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit të Anibar “Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës”, i cili realizohet në kuadër të projektit ‘GrassRoots Action Support’, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.