Regjisori Besim Ugzmajli, për herë të dytë për publikun kosovarë, do të shfaqë katër nga filmat e tij në Prishtinë, pas shfaqjes së tyre kohë më parë në Ferizaj. Filmat të cilët do të shfaqen në Kino Armata janë ‘Erë’, që zgjatë 26 minuta, pastaj filmi ‘The Eaters’, që zgjatë 4 minuta dhe dy filma të tjerë të metrazhit të shkurtër ‘Rruga’ dhe ‘Më fal’ që zgjasin nga 15 minuta. Në lidhje me shfaqjen e këtyre filmave regjisori, Besim Ugzmajli, për Radio KFOR-in tha: “Janë katër filma që i kam punuar ndër vite, të cilët janë trasnmetuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam pasur dëshirë që për herë të dytë ti shfaqë edhe në Kosovë, sepse një herë janë trasnmetuar edhe në teatrin Adriana, në qytetin e Ferizajt dhe kësaj rradhe do të shfaqen edhe në qytetin e Prishtinës, në Kino Armata.”
Katër filmat e lartpërmendur do të transmetohen me datën 30 janar, duke filluar nga ora 20:00 në Kino Armata.