Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, po organizon një kamp tre-ditor për të rinj, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
“Kampi Rinor Demokratik, po organizohet për herë të tretë dhe të rinjtë e moshave nga 18 deri në 25 vjeç, do të kenë mundësinë të mësojnë diçka të re për të drejtat e tyre, por gjithashtu do të takohen edhe me kolegë nga komuna të tjera në Kosovë”, njoftoi kështu për Radio KFOR-in, menaxherja e programit në Institutin Kombëtar Demokratik , Aida Bejta.
Ajo theksoi se ky kamp po organizohet në mënyrë që të promovojë dhe inkurajojë bashkëpunimin ndëretnik si dhe të ndërtojë marrëdhënie midis të rinjve, në të gjithë Kosovën dhe ndër të tjera, znj. Bejta shtoi: “Kampi i Tretë Rinor Demokratik do të trajnojë një brez të ri të udhëheqësve që pasqyrojnë shoqërinë e Kosovës dhe vijnë nga të gjitha sferat e jetës për të fituar aftësi për një angazhim politik më efektiv. Instituti, do të zhvillojë një proces të përzgjedhjes së kandidatëve, duke përzgjedhur 25 pjesëmarrës që kryesisht flasin gjuhen serbe. Në mënyrë që të inkurajojë bashkëpunimin ndëretnik dhe të ndërtojë marrëdhënie midis të rinjve nga e gjithë Kosova, në këtë kamp mund të marrin pjesë edhe shqiptarë dhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.”
Kampi Rinor Demokratik, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga data 7 korrik, deri më 9 korrik dhe afati i fundit për aplikim, është data 27 qershor, 2021.
Formularin e aplikimit mund ta gjeni përmes kësaj vegëze: https://forms.gle/2aS5QwPcUhR888wG9