“Exit” Festivali fillon në javën e parë të muajit korrik. Artistë të mëdhënj si David Guetta, DJ Snake, Tyga, Solomun dhe shumë të tjerë, do të performojnë në kalanë ‘Petrovaradin’ të Novi Sadit, në kuadër të Fetsivalit “Exit”, atje ku pritet të jetë prezent një numër i madh i audiencës.
Ky edicion i “Exil’’ festivalit, i cili mbahet nga 8 deri më 11 korrik, do të jetë edhe më i veçantë, sepse shënon edhe jubileun e tij të 20-të dhe do të ketë surpriza të shumta.
Siç njoftojnë organizatorët nga Rave Travel, bileta për 4 ditë kushton 64 euro, ndërsa çmimi ditor është 26 euro dhe duhet t’i siguroni para datës 1 korrik.
Për të gjithë të interesuarit, detaje të hollësishme mund të gjeni në web faqen: RAVE-TRAVEL.COM.